Gjergj Vyshka 17.02.2015 10:25
Korabi, kryesuesja e grupit të Veriut në Kategorinë e Dytë, pasi ka fituar të dielën miqësoren me Korabin e Dibrës së Madhe, 2-1, dje ka nisur javën e përgatitjes për ndeshjen e parë të fazës së dytë, atë me Sukthin, e cila do të luhet në Peshkopi.
Në ndeshjen ndaj dibranëve të pjesës maqedonase kanë shënuar Xhafa në minutën e 16-të dhe Kaloshi në të 20-n. Ndërkohë skuadra nuk është shpërndarë, por ka qëndruar e grumbulluar në Peshkopi.
Ndërkaq, sipas faqes së Korabit në “Facebook” skuadra është në maksimumin e përgatitjeve, kurse morali dhe atmosfera është pozitive. Tashmë pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot, sepse të gjithë besojnë në ngjitjen e Korabit në Kategorinë e Parë.