Gjergj Vyshka 17.02.2015 08:45
Është luajtur të dielën java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj dhe ajo që bie në sy është se në grupin A, Ardhmëria e trajnerit dhe ish-basketbollistit të mirënjohur Afrim Bilali, jo vetëm që ka fituar me një diferencë prej 57 pikësh në Durrës, por dhe ka forcuar kryesimin.
Fitore të thella dhe të bukura kanë bërë edhe Vllaznia e Superior Klima, të cilat kanë triumfuar në fushë të huaj, përkatësisht ndaj Marsi Basketit dhe Kamza Basketit. Ndërkohë në grupin B, ndeshja më me rivalitet ka qenë derbi Tirana-Virtus, e cila është fituar nga bardheblutë me një diferencë prej 22 pikësh.
Tashmë kjo skuadër është në vendin e parë në këtë grup, ndërkohë Apolonia dhe Elbasani kanë fituar në fushë të huaj, përkatësisht në Korçë ndaj Skënderbeut dhe në Tiranë ndaj Real Basket.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinjtë
Grupi A
Java e 12-të
(15 shkurt 2015)
Teuta – Ardhmëria Basket 33-90
Marsi Basket – Vllaznia 26-73
Kamza Basket – Superior Klima 39-70
Mjeshtëria Sportive Durrës pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Ardhmëria Basket 10 10 0 841-344 20
2. Superiori Basket 11 9 2 871-487 18
3. Vllaznia 10 7 3 762-425 17
4. Kamza Basket 11 5 6 601-665 16
5. Teuta 10 3 7 453-677 13
6. Marsi Basket 10 2 8 362-602 12
7. Mjeshtëria Sportive Durrës 10 0 10 256-866 10
Grupi B
Java e 12-të
(15 shkurt 2015)
Skënderbeu – Apolonia 30-43
Tirana – Virtus Tirana 66-44
Real Basket – Elbasani 65-75
Partizani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Tirana 10 9 1 662-476 19
2. Virtus Tirana 10 8 2 621-483 18
3. Apolonia 10 7 3 494-431 18
4. Elbasani 11 6 5 593-575 17
5. Real Basket 11 2 9 619-713 13
6. Skënderbeu 10 2 8 407-512 12
7. Partizani 10 1 9 326-530 10