AlbanianSport.com 16.02.2015 21:40
ASNN – Në garat që u zhvillua në Vikersund të Norvegjisë, përveç medaljeve që morën fituesit përkatës të garave, u thye edhe rekordi i kërcimit nga trampolina me ski. Ka qenë norvegjezi Fanemel që ka fluturuar me ski nga trampolina në kufirin e 251.5 metra.
Në fakt, këto gara kanë dhuruar dy rekorde botërore të njëpasnjëshme. Bëhet fjalë për kërcimin nga trampolina me ski për meshkuj. Fillimisht rekordin e thyen skiatori slloven Peter Prevc, i cili të dielën kaloi kufirin e 250 metrave.
Vetëm 24 orë ka zgjatur gëzimi i Prevcit, teksa është skiatori norvegjez Anders Fanemel që fluturon në kufirin e 251.5 metra. Ky është edhe rekordi i ri botëror për kërcimin nga trampolina në ski.
Ajo që duhet theksuar është se ky rekord kishte rezistuar 4 vjet, ndërsa kanë mjaftuar vetëm 24 orë për t’u thyer dy herë. Natyrisht, kjo dëshmon se kufinjtë e sportit dhe ligjeve të natyrës vazhdojnë të sfidohen nga njeriu.