AlbanianSport.com 16.02.2015 17:05
ASNN – Vllaznia në basketboll për femra dje ka shkatërruar Përmetin, teksa ka fituar në Shkodër me një diferencë prej 59 pikësh, në takimin e fundit të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra. Shkodranët i kanë dominuar të katër pjesët, teksa i ka fituar ato përkatësisht 16-7, 29-5, 30-4, 30-10 dhe në fund 85-26.
Një ndeshje që e kthen Vllazninë në vallen e 4 skuadrave që synojnë vendin e fundit që të çon në “play-off”-in final, kurse përmetaret vijojnë të jenë të “çimentuara” në fundin e renditjes. Java e 12-të i ka luajtur të shtunën dy ndeshje të tjera dhe dy skuadrat favorite, Apolonia dhe Flamurtari, nuk kanë gabuar duke marrë fitoren e radhës.
Apolonia ka thyer me shifrat 75-53 Kamza Basketin e drejtuar nga i mirënjohuri Roland Avrami, duke ruajtur të paprekur kolonën e humbjeve, pasi ka korrur 10 fitore në po aq javë dhe kryeson me 20 pikë.
Po 20 pikë, por nga 11 ndeshje të luajtura, ka edhe Flamurtari, që dje ka bërë detyrën në shtëpi përballë Elbasanit, duke fituar 78-68 në një takim ku trajneri Viron Toska u ka dhënë më tepër hapësirë lojtareve të stolit. Në vendin e tretë, me 19 pikë nga 11 ndeshje renditet Tirana, e cila ka fituar të premten përballë Studentit, në shifrat 64-80.
Vllaznia – Përmeti 85-26
(16-7, 29-5, 30-4, 10-10)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 12-të
(13-15 shkurt 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 64-80
Të shtunën:
Flamurtari – Elbasani 78-68
Apolonia – Kamza Basket 75-53
Të dielën:
Vllaznia – Përmeti 85-26
Skënderbeu – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 10 10 0 845-574 20
- Flamurtari 11 9 2 852-652 20
- Tirana 11 8 3 863-693 19
- Studenti 11 6 5 701-698 17
- Skënderbeu 10 6 4 696-654 16
- Elbasani 11 4 7 746-851 15
- Vllaznia 11 3 8 746-773 14
- Kamza Basket 10 2 8 564-665 12
9. Përmeti 11 0 11 496-995 11