AlbanianSport.com 16.02.2015 15:15
ASNN – Përllogaritet të kushtojë plot 1 miliardë dollarë dhe pritet të jetë gati në mars të 2019-s. Stadiumi i ri Kombëtar i Tokios, i cili pritet të zërë një sipërfaqe prej 290,000 metrash² dhe do të ketë një kapacitet prej 80,000 vendesh, pritet të jetë një kryevepër përsa i përket arkitekturës dhe projektimit.
Përderisa bëhet fjalë për Japoninë dhe japonezët nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse Stadiumi i ri Kombëtar i Tokios pritet të jetë një kryevepër përsa i përket arkitekturës dhe projektimit. Stadiumi Kombëtar, që u përdor për Lojërat Olimpike të 1964-s, që ndodhet në zonën e Kasumigaokas në kryeqytetin japonez, praktikisht do të prishet i gjithi këtë vit, për t’i hapur rrugë kompleksit të ri që do të shërbejë për të pritur Kampionatin Botëror të Regbisë dhe Lojërat Olimpike Verore të 2020-tës.
Stadiumi i ri Kombëtar i Tokios pritet të zërë një sipërfaqe prej 290,000 metrash² dhe pritet të ketë një kapacitet prej 80,000 vendesh. Ky kompleks sportiv, pritet të jetë gati në mars të 2019-s dhe të kushtojë plot 1 miliardë dollarë. Shifra këto që nuk kanë nevojë për koment, sikundër janë të tepërta edhe komentet mbi projektin e tij.