Gjergj Vyshka 16.02.2015 14:20
Dje paradite në pishinën e mbyllur të Hercegnovit në Malin e Zi është mbyllur Turneu i 20-të Ndërkombëtar i Notit “Mimosa Cup 2015”, atje ku Shqipëria është përfaqësuar me 9 ekipe. Ashtu si dhe në ditën e parë, edhe e dyta ka dhuruar edhe 10 medalje të tjera, duke e çuar në 23 numrin e tyre në këtë veprimtari. Janë dy medalje ari të Franc Aleksit të Tiranës, në 200 metra e përzier dhe 100 metra stil i lirë.
Më pas vijnë tre medalje argjendi nga Binald Mahmuti në 200 metra e përzier, Dhimitër Noçka në 100 metra shpinë dhe Nikol Merizaj në 50 metra stil i lirë. Po kështu dhe pesë medalje bronzi përkatësisht nga Franc Aleksi, Nikol Merizaj, Deni Baholli, Diana Basho dhe Ludvig Arifi. Nuk duhet harruar që në këtë kampionat, apo veprimtari ndërkombëtare është konkurruar dhe në kategorinë B, e cila për meshkuj ka qenë nga datëlindja 2000 e sipër, kurse për femra 2002 e sipër.
Edhe këtu ka pasur medalje ari të ardhura nga Ergi Veli, apo dhe argjend e bronz nga Alesia Neziri, Arbër Tusha, Vasil Lavdanitit, Bianti Papinova, Kevin Duraku, Sonia Kapedani, Arsinda Dervishi, Ledia Allaraj, Mishel Xhaferri dhe Aleksandër Ngresi. Në kategorinë Open, Tirana si skuadër është renditur në vendin e katërt me 193, e cila ka qenë më e mira për Shqipërinë.
Për djem në kategorinë B skuadra më e mirë shqiptare Nobis në vendin e tretë me 79 pikë, kurse për vajza në Kategorinë B Tirana në vendin e gjashtë me 31 pikë. Në përfundim me 23 medalje të fituara, shto këtu dhe ato të marrë në Kategorinë B, Shqipëria e notit ka qenë dinjitoze në përfaqësimin e saj në turneun ndërkombëtar të Hercegnovit.
Turneu i 20-të Ndërkombëtar i Notit
“Mimosa Cup 2015”
Rezultatet e më të mirëve në ditën e dytë:
100 metra e përzier (Femra)
Kategoria A+B (52 pjesëmarrëse)
5) Nikol Merizaj (Te Stela) 1’09”07
200 metra e përzier (Meshkuj)
Kategoria A+B (35 pjesëmarrës)
1) Franc Aleksi (Tirana) 2’15”63
2) Binald Mahmuti (Tirana) 2’17”28
200 m stil i lirë (Femra)
Kategoria A+B (40 pjesëmarrëse)
3) Nikol Merizaj (Te Stela) 2’12”62
100 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria A+B (62 pjesëmarrës)
2) Dhimitër Noçka (Teuta) 1’04”19
200 m bretkosë (Femra)
Kategoria A+B (32 pjesëmarrëse)
24) Livia Dyrmishi (Te Stela) 3’38”72
100 m delfin (Meshkuj)
Kategoria A+B (42 pjesëmarrë)
3) Franc Aleksi (Tirana) 1’00”71
200 m shpjnë (Femra)
Kategoria A+B (23 pjesëmarrëse)
3) Diana Basho (Tirana) 2’35”75
100 m bretkosë (Meshkuj)
Kategoria A+B (59 pjesëmarrës)
3) Deni Baholli (Te Stela) 1’07”91
50 m delfin (Femra)
Kategoria A+B (53 pjesëmarrëse)
9) Diana Basho (Tirana) 32”69
100 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria A+B (136 pjesëmarrës)
1) Franc Aleksi (Tirana) 56”07
3) Ludvig Arifi (Tirana Delfina Sport) 56”61
50 m stil i lirë (Femra)
Kategoria A+B (91 pjesëmarrëse)
2) Nikol Merizaj (Te Stela) 27”96