AlbanianSport.com 16.02.2015 13:25
ASNN – Me një fund dramatik dhe spektakolar është mbyllur takimi i futbollit të sallës mes Vllaznisë e Tiranës për javën e 7-të. Për të parën herë në këtë sezon Vllaznia luante në shtëpinë e saj në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës. Vendësit e nisin mjaft mirë, teksa arrijnë ta çojnë rezultatin në 4-0. Meta shënon dy herë e më pas realizojnë edhe Mandi e Çela.
Për Tiranën është Enesi që shënon golin e parë në minutën e 17-të duke ngushtuar në 4-1 rezultatin. Miqtë në minutën e fundit të pjesës së parë shënojnë edhe një gol me anë të Hoxhës duke e çuar në 4-2 rezultatin në pushimin mes dy pjesëve. Në pjesën e dytë Vllaznia e nis me gol dhe duket se do ta ketë të lehtë fitoren teksa shënon Gjolaj. Tirana zgjohet dhe nis të ushtrojë presion.
Hoxha e Sina shënojnë duke çuar në 5-4 rezultatin. Alibali jep shpresë për një fitore duke shënuar në minutën e 39-të. Edhe pse ka dy minuta lojë, Tirana arrin që ta barazojë rezultatin me dy gola të shpejtë duke shfrytëzuar edhe lodhjen e Vllaznisë në fund, duke qenë se shkodranët nuk kanë ku të stërviten.
VLLAZNIA – TIRANA 6-6
Shënues: Meta 11′, 14′, Mandi 14′, Çela 15′, Gjoulaj 24′,
Alibali 39′ / Enesi 17′, Hoxha 20′, 38′, Sina 38′, 39′, Bylyku 40′
VLLAZNIA: Behari, Paçrami, Alibali, Gjolaj, Lumanaj. U aktivizuan: Mlloja, Meta, Çela, Mandi. Trajner: A. Behari
TIRANA: Enesi, Mullai, Hoxha, Sina, Hoxha. U aktivizuan: Bylyku, Lika, Xheferraj, Voga, Kavdashi. Trajner: A. Angoni
GJYQTARË: K. Prenga, E. Çuni