AlbanianSport.com 16.02.2015 08:50
ASNN – Kampionati i 12-të Kombëtar i Futbollit të Sallës ka mbyllur fazën e parë, ndërsa KS Ali Demi, që nuk ka luajtur me “Black Sheep”, e që do ta marrë trepikëshin në “tavolinë”, “është kampion i dimrit”.
Ndërkohë Flamurtari dhe Teuta kanë pasur fitore të lehta, përkatësisht ndaj Edro Vlorës dhe Universitet Epoka. Kurse ndeshja më e bukur është luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila është ndarë në barazim 6-6.
Për të parën herë në këtë sezon Vllaznia luante në shtëpinë e saj në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës. Fitore e thellë për Teutën përballë Universitetit Epoka, ku durrsakët shënuan plot 12 herë.
Derbi vlonjat Edro Vlora-Flamurtari u mbyll me fitoren e këtyre të fundit 11-2. Duhet kujtuar se “Black Sheep”, me vendim të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF, është përjashtuar nga kampionati dhe të gjitha ndeshjet e saj do të akordohen “aforfe” 3-0.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 7-të
(15 shkurt 2015)
Edro Vlora – Flamurtari 2-11
Teuta – Universiteti Epoka 12-5
Vllaznia – Tirana 6-6
KS Ali Demi – Black Sheep (nuk u zhvillua*)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Flamurtari 7 5 1 1 43-17 16
- KS Ali Demi 6 5 1 0 36-24 16
- Tirana 7 4 2 1 45-25 14
- Edro Vlora 7 4 0 3 24-31 12
- Vllaznia 7 3 2 2 41-26 11
- Teuta 7 2 0 5 29-42 3
- Black Sheep 6 1 0 5 15-33 0
- Universiteti Epoka 7 0 0 7 36-71 0
* Shënim: “Black Sheep” me vendim të Komisionit të Disiplinës është përjashtuar nga kampionati dhe të gjitha ndeshjet e saj do të akordohen “aforfe” 3-0.