Gjergj Vyshka 15.02.2015 14:20
Ar, argjend dhe bronz për shqiptarët në aktivitetin ndërkombëtar të Hercegnovit.Franc Aleksi, Nikol Merizaj, Binald Mahmuti, Diana Basho, Deni Baholli, Dhimitër Noçka më të mirët. Hercegnovi, apo “Mimosa Cup”, jo vetëm që është veprimtaria e përvitshme në të cilën notarët shqiptar nisin vitin, por mbi të gjitha është veprimtaria që sjell medalje për kuqezinjtë.
13 të tilla janë regjistruar në ditën e parë. Franc Aleksi i Tiranës ka marrë katër medalje; 2 ari në 400 metra stil i lirë dhe 200 metra delfin. Por më pas ka dhe një medalje argjendi në 200 metra stil i lirë dhe në fund dhe një bronzi në 50 metra delfin. Për të vijuar më pas me Nikol Merizajn, e cila është e bronztë në 400 metra stil i lirë, e bronztë në 200 metra e përzier dhe 50 metra delfin.
Mandej është Binald Mahmuti në 200 dhe 400 metra stil i lirë. Por jo vetëm kaq, Diana Basho është e argjendtë në 200 metra delfin, apo Deni Baholli i artë në 200 metra bretkosë, e sikurse Dhimitër Noçka i argjendtë në 200 metra shpinë. E i fundit i argjendtë ishte Kevin Duraku në 200 metra bretkosë. Shqipëria është përfaqësuar me nëntë ekip, të cilat kanë sjellë një numër të madh sportistësh.
Sot është dita e dytë dhe priten të tjera medalje kuqezinj në këtë veprimtari, që sidoqoftë tregon një cilësi të mirë të notarëve tanë.
Rezultatet e më të mirëve
në ditën e parë të “Mimosa Cup”
50 metra bretkosë (Femra)
Kategoria A+B (80 pjesëmarrës)
10) Nikol Merizaj (Te Stela) 35”76
50 metra bretkosë (Meshkuj)
Kategoria A+B (101 pjesëmarrës)
4) Deni Baholli (Te Stela) 31”44
400 m stil i lirë (Femra)
Kategoria A+B (50 pjesëmarrës)
3) Nikol Merizaj (Te Stela) 4’39”62
400 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria A+B (65 pjesëmarrës)
1) Franc Aleksi (Tirana) 4’10”64
3) Binald Mahmuti (Tirana) 4’18”62
200 m delfin (Femra)
Kategoria A+B (12 pjesëmarrës)
2) Diana Basho (Tirana) 2’35”99
200 m delfin (Meshkuj)
Kategoria A+B (18 pjesëmarrës)
1) Franc Aleksi (Tirana) 2’11”99
50 m shpinë (Femra)
Kategoria A+B (90 pjesëmarrës)
5) Nikol Merizaj (Te Stela) 32”77
50 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria A+B (114 pjesëmarrës)
4) Dhimitër Noçka (Teuta) 30”12
100 m e përzier (Meshkuj)
Kategoria A+B (53 pjesëmarrës)
6) Egi Gajo (Teuta) 1’06”41
200 m e përzier (Femra)
Kategoria A+B (38 pjesëmarrës)
3) Nikol Merizaj (Te Stela) 2’28”25
200 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria A+B (56 pjesëmarrës)
2) Franc Aleksi (Tirana) 1’57”54
3) Binald Mahmuti (Tirana) 2’01”49
100 m shpinë (Femra)
Kategoria A+B (48 pjesëmarrës)
9) Karolajn Kola (Te Stela) 1’15”34
200 m bretkosë (Meshkuj)
Kategoria A+B (30 pjesëmarrës)
1) Deni Baholli (Te Stela) 2’29”12
2) Kevin Duraku (Nobis) 2’33”52
100 m delfin (Femra)
Kategoria A+B (25 pjesëmarrës)
4) Diana Basho (Tirana) 1’12”17
200 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria A+B (26 pjesëmarrës)
2) Dhimitër Noçka (Teuta) 2’19”51
100 m bretkosë (Femra)
Kategoria A+B (47 pjesëmarrës)
19) Alesia Neziri (Tirana) 1’30”02
50 m delfin (Meshkuj)
Kategoria A+B (104 pjesëmarrës)
3) Franc Aleksi (Tirana) 27”81
100 m stil i lirë (Femra)
Kategoria A+B (89 pjesëmarrës)
3) Nikol Merizaj (Te Stela) 1’00”47
50 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria A+B (165 pjesëmarrës)
5) Eduard Cane (Nobis) 25”37