Gjergj Vyshka 15.02.2015 09:45
Një 11-metërsh ka nderuar Dinamon, ndërsa Igli Allmuça, që e ka shndërruar në gol nga pika e bardhë për blutë, është kthyer në “hero”. Sepse ka zgjidhur një ndeshje, e cila mund të kishte përfunduar barazimin, ashtu sikurse mund të ishte mbyllur me ndonjë tjetër rezultat negativ për dinamovitët. Pasi beratasit, të ngjeshur në mesfushë e në mbrojtje, nëpërmjet kundërsulmit kanë ditur të rrezikojnë dy herë në portën e mbrojtur nga Kotorri.
Dhe me fitoren e djeshme, por dhe me barazimin e Lushnjës në Peqin, Dinamo është kthyer përsëri në luftën për në Kategorinë Superiore. Në një terren të mrekullueshëm si ai në Pezë-Helmës, Dinamo dhe Tomori kanë shprehur vlerat e tyre më të mira, pas së cilës ka ardhur dhe një lojë e pëlqyeshme për ata shikues të pranishëm në stadiumin e Akademisë së Futbollit Internacional. Dinamo e ka nisur shpejt lojën, ndërsa në minutën e 4-t, Turdiu e ka hedhur topin pas shpinës së mbrojtjes beratase.
Atje ku Daniel Xhafaj, i cili ka goditur, është ndalur nga grushtimi i Vashakut. Pas gjashtë minutash është kundërpërgjigjur Tomori me Muzhajin, që ka gjuajtur në ecje e sipër nga rreth 25 metra, por Kotorri ka pritur në pozicion. Në minutën e 12-të, Ferraj ka krosuar dhe Shkalla gjuan me kokë, por pret Vashaku. Pas këtij momenti loja përqëndrohet në mesin e fushës, atje ku ka dhe ndërhyrje të ashpra të beratasve. E Xhaja nuk ka përtuar të nxjerrë kartonin e verdhë.
Madje në një moment ka pasur dhe debate të ashpra mes Turdiut e Muzhajit, ndërsa gjithçka është qetësuar pas ndërhyrjes nga bankina të trajnerit të Tomorit. Fundi i pjesës së parë mund të kishte ngrirë blutë, ndërsa në minutën e 42-të, Mile ka përfituar nga një gabim i Thanës, është vënë përballë Kotorrit. Beratasit ka gjuajtur, por vetëm ndërhyrja e saktë e elbasanasit të portës blu ka shmangur rrezikun. Pjesa e dytë ka nisur me një presion të Dinamos, e cila e mbyll Tomorin në zonën e saj të rreptësisë.
Gradualisht vihet tek momenti i 11-metërshit, të cilën Dinamo e ka fituar pas ndërhyrjes së Kuçit ndaj Turdiut dhe goditje nga pika e bardhë për blutë. Ka gjuajtur nga pika e bardhë Allmuça dhe 1-0. Në vijim është një gjuajtje e rrezikshme e Imamit në të 64-n minut, të cilën Vashaku e ka grushtuar. Sikurse Kotorri ka ndalur Milen në minutën e 73-të. Në përfundim, me disa kontestime të tifozëve beratas ndaj anësorit Zaimi, ndeshja është mbyllur me fitoren e bluve, 1-0.
Dinamo – Tomori 1-0
Shënues: Allmuça 59’(11-m.)
Dinamo: Kotorri, Thana, Shkalla, Allmuça, Tafaj, Rexhepi (Shazivari 46’), Ferraj (Tragaj 90’), Imami, Xhafaj (Rezi 69’), Capa, Turdiu. Trajner: D. Mehmeti
Tomori: Vashaku, Ramazani, Avdo, Kuçi, Bishaj, Sharavolli, G. Arbri, Muzhaji (Dervishi 64’), Mile, B. Myzyri, Gega (Shinko 87’). Trajner: M. Muzhaji
Gjyqtarë: J. Xhaja, D. Rexha, R. Zaimi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Thana, Rexhepi / Vashaku, Avdo, Bishaj, G. Arbri, Gega
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 14-të
(14 shkurt 2015)
Mamurrasi – Kamza 3-0
Besa – Iliria e Fushë-Krujës 0-0
Kastrioti – Besëlidhja 0-1
Tërbuni – Burreli 2-0
Veleçiku – Ada Velipojë (e shtyrë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 14 11 3 0 21-6 36
- Mamurrasi 14 11 2 1 27-7 35
- Besëlidhja 14 10 2 2 29-8 32
- Iliria Fushë-Krujë 14 4 4 6 12-13 16
- Burreli 14 5 1 8 15-20 16
- Kamza 14 4 3 7 11-22 15
- Kastrioti 14 3 4 7 9-15 13
- Besa 14 2 6 6 15-21 12
- Veleçiku 13 3 1 9 10-24 10
- Ada Velipojë 13 2 2 9 13-27 8
Grupi B
Java e 14-të
(14 shkurt 2015)
Butrinti – Naftëtari 2-1
Dinamo – Tomori 1-0
Luftëtari – Pogradeci 2-1
Shkumbini – Lushnja 0-0
Sopoti – Bylis (sot)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 14 7 4 3 18-8 25
- Dinamo 14 6 5 3 18-12 23
- Butrinti 14 6 4 4 18-9 22
- Pogradeci 14 5 4 5 11-11 19
- Sopoti 13 5 4 4 13-17 19
- Tomori 14 6 3 5 12-13 18
- Bylis 13 5 2 6 15-16 17
- Luftëtari 14 5 2 7 11-16 17
- Shkumbini 14 4 2 8 15-20 14
- Naftëtari 14 2 6 6 10-19 12