AlbanianSport.com 14.02.2015 19:55
ASNN – Dy takimet e fundit të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit janë luajtur sonte, duke nisur nga ora 17:00 dhe Flamurtari ka fituar 3-0 në Vlorë ndaj Vllaznisë, ndërsa kampionia në fuqi, Skënderbeu, ka fituar minimalisht në Fier ndaj Apolonisë vendase.
Kategoria Superiore i ka luajtur të shtunën pasdreke 3 prej ndeshjeve të javës së saj të 22-të. Duke nisur nga ora 14:00, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të javës, atë midis Kukësit dhe Partizanit.
Vendasit fitojnë 3-0, duke ruajtur kreun e renditjes me 44 pikë, po aq sa ka edhe Tirana, e cila ka fituar 2-0 në Fushë-Krujë ndaj Elbasanit. Në takimin tjetër të orës 14:00, Teuta është mundur 1-2 nga Laçi.
Kategoria Superiore
Java e 22-të
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 2-0
Shënues: Sefa 54’, Bakaj 90’+1(11-m.)
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Kukësi – Partizani 3-0
Shënues: Pejiç 14’, Zeqiri 34’, Shameti 64’
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Teuta – Laçi 1-3
Shënues: Dita 56’ / Meto 27’, Cetkoviç 52’, Zefi 90’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Flamurtari – Vllaznia 3-0
Shënues: Abilaliaj 37’, Buval 47’, Maxhuni 69’
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Apolonia – Skënderbeu 0-1
Shënues: Stojkov 27’
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 22 14 5 3 30-12 47
- Kukësi 22 15 2 5 30-13 47
- Skënderbeu 22 13 5 4 31-10 44
- Partizani 22 12 5 5 19-11 41
- Laçi 22 9 8 5 25-15 35
- Flamurtari 22 8 7 7 20-14 31
- Vllaznia 22 8 2 12 18-25 23
- Teuta 22 6 1 15 20-33 19
- Elbasani 22 4 0 18 12-40 12
- Apolonia 22 2 3 17 4-36 9