Gjergj Vyshka 13.02.2015 21:40
Noti shqiptar bëhet gati për të marrë pjesë në aktivitetin e parë ndërkombëtar, që është “Mimoza Kup”, një veprimtari e cili zhvillohet në Hercegnovi të Malit të Zi. Sivjet do të merret pjesë me dy kategori, A dhe B. A-ja, sipas organizatorëve, përfshin të gjitha kategoritë e moshave, kurse B-ja për meshkuj janë datëlindjet 2000 e sipër, kurse për femra 2002 e sipër.
Fituesit do të kenë një medalje të përbashkët për të dy kategoritë, kurse si skuadra shpërblimi do të jetë si më poshtë; Kategoria A vendi i parë 200 euro, vendi i dytë dhe i tretë 100 euro; kategoria B vendi i parë 100 euro, i dyti 50 euro, i treti 25 euro. Mbledhja teknike, por dhe koktej i mirëseardhjes zhvillohet sot, ndërsa garat janë të shtunën dhe të dielën në mëngjes.
Pjesëmarrësit shqiptar shpresojnë që të arrijnë të marrin medalje, ndërsa Federata Shqiptare e Notit ka bërë të ditur se pjesëmarrësit e saj zyrtar në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku do të jetë Franc Aleksi dhe Diana Basho.