Atletikë / Stërmasi shpjegon dëmtimin e Gegës, synon kthimin në verë

Share Button

Taulant-Stermasi-ne-piste

Gjergj Vyshka 13.02.2015 18:00

Dëmtohet Luiza Gega dhe u thotë “ndal” pjesëmarrjeve në veprimtaritë ndërkombëtare. Rekordmenia e Shqipërisë në të gjitha disiplinat e gjysmëthellësisë dhe thellësisë prej më shumë se një muaj ka bërë përgatitje në Tenerife të Spanjës. Dëmtimi nënkupton se ajo nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura në Stamboll më 21 shkurt 2015, por as në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura në Pragë në fillim të marsit të këtij viti, nga data 6, deri më datë 8.

Sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, nuk bëhet fjalë për një dëmtim që do një kohë të gjatë rikuperimi, por është një dëmtim që tani e ka lënë pas në përgatitje. “Dhe për rrjedhojë, edhe pse është mirë, ne nuk e kapim dot kohën, apo dhe ritmin e lartë të përgatitjes për të qenë si në Ballkaniadë, ashtu dhe në Evropian, – ka zbuluar ai, duke folur mbi këtë çështje. – Dëmtimi ka nisur gjatë një seance stërvitore në Tenerife, ndërsa ka pasur dhembje.”

“E dërguam tek i vetmi mjek sportiv që gjetëm në Tenerife, i cili e pa dhe tha se do të kalojë, – ka vijuar Stërmasi. – Përfituam nga rasti ishte e premte dhe e shtunë pushim. Dhe më pas u rikthyem përsëri në stërvitje, por përsëri kishte dhembje. Dhe një herë tjetër tek ky doktori, që i dha disa qetësuese. Por që në një moment iu bllokua këmba fare. Në të tilla kushte e dërgova në Gjermani, atje ku u vërtetuan ato që kishte thënë mjeku spanjoll, ndërsa u bë nga e para rezonanca manjetike, eko-ja dhe gjithçka tjetër.”

“U ndërrua e gjithë terapia, por na pengon për t’u bërë gati për të dy këto veprimtari, – ka theksuar trajneri i atletes shtatshkurtër. – Sigurisht që kemi qenë gjithnjë në kontakte të vazhdueshme me Federatën Shqiptare të Atletikës dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa për në verë që nuk diskutohet që do të marrim pjesë në të gjitha aktivitete duke tentuar që në veprimtarinë e parë ndërkombëtare kapjen e normës së kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh