AlbanianSport.com 12.01.2014 10:10
ASNN – Në një botë ku sporti po bëhet gjithnjë e më tepër biznes, Farka Volej është shembulli i asaj që mundtë arrihet falë pasionit, përkushtimit dhe dashamirësisë. Madje, sipas presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, Farka Volej është një histori që duhet promovuar.
Gjithçka nisi thjesht nga pasioni i një njeriu dhe nga dashamirësia e një komuniteti, sikundër do të rrëfente edhe vetë Dritan Bardhi në këtë intervistë të 2012-tës. Ajo që nisi si pasion, dhe që quhet Farka Volej, tashmë është shndërruar në një histori suksesi të dominimit të volejbollit të paratërinjve dhe të rinjve, por edhe të një shpërthimi në nivelin e të rriturve, që u kurorëzua me arritjen në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Dhe, sipas presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, Farka Volej është një histori që duhet promovuar. Tashmë synimi i kësaj skuadre të re në moshë, është suksesi në nivelin e të rriturve.