AlbanianSport.com 28.09.2014 11:15
ASNN – Një tjetër “xhevahir” i sportit shqiptar bëhet shtetas i huaj. Pas Elis Gurit që zgjodhi Bullgarinë, ku u shpall edhe kampion i botës me këtë shtet, humbja e radhës vjen po nga mundja.
E paralajmëruar prej tij, tashmë kampioni absolut i stilit të lirë, Sahit Prizreni, vetëm pak ditë më parë është pajisur me pasaportë australiane, çka i jep mundësinë të garojë nën siglën e vendit të “kangurëve” në veprimtaritë më të rëndësishme ndërkombëtare.
Arsyet e këtij vendimi 31-vjeçari, i lindur në Kukës, i shpjegon në një prononcim për mediat australiane. “Nuk më lanë asnjë mundësi për t’u stërvitur dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në veprimtaritë evropiane.
“Më përjashtuan nga veprimtaritë dhe më mbyllën dyert e palestrave. Vetëm para pak ditësh kam marrë pasaportën australiane, si dhe lejen për të garuar për këtë shtet”, – deklaroi mundësi me një karrierë të pasur në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa shpreh indinjatën për trajtimin e padrejtë të bërë karshi tij në gjithë këto vite, Prizreni drejtpërdrejt akuzon drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilët i bën përgjegjës për pamundësinë për ta përfaqësuar Shqipërinë