Gjergj Vyshka 12.01.2014 09:25
Mamurrasi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë. Ka fituar përballë Adës dhe tashmë është vetëm një pikë larg Tërbunit kryesues.
Ndeshja e luajtur në Fushë-Krujë ka qenë nën dominimin e skuadrës së Sinan Bardhit, e cila në pjesën e parë ka shënuar dy herë me anë të brazilianit Kate Fonseka dhe Kastratit.
Në pjesën e dytë ka ngushtuar diferencën e golave Ferhati, por ai që ka vulosur suksesin e mamurrzakëve është Tushe, që ka pasur dhe ndihmën e mbrojtësve vendës.
Në përfundim një trepikësh i artë për Mamurrasin dhe shtimin e etheve për mbijetesë në Kategorinë e Parë e Adës.
Ada e Velipojës – Mamurrasi 1-3
Shënues: Ferhati 80’ / Fonseka 23’, Kastrati 40’, Tushe 84’
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 13-të
(7-11 shkurt 2015)
Besëlidhja – Tërbuni 0-0
Iliria Fushë-Krujë – Kastrioti 1-0
Kamza – Besa 1-0
Burreli – Veleçiku Koplik 2-0
Ada Velipojë – Mamurrasi 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Tërbuni 13 10 3 0 19-6 33
2. Mamurrasi 13 10 2 1 24-7 32
3. Besëlidhja 13 9 2 2 28-8 29
4. Burreli 13 5 1 7 15-18 16
5. Iliria Fushë-Krujë 13 4 3 6 12-13 15
6. Kamza 13 4 3 6 11-19 15
7. Kastrioti 13 3 4 6 9-14 13
8. Besa 13 2 5 6 15-21 11
9. Veleçiku 13 3 1 9 10-24 10
10. Ada Velipojë 13 2 2 9 13-27 8