AlbanianSport.com 11.02.2015 21:15
ASNN – Ndeshja me Tërbunin, që u mbyll me rrjeta të paprekura, nuk ka qenë e lehtë për lezhjanët.
Dhe kjo për faktin se përveç trajnerit Ridvan Kulli, i cili është përjashtuar nga stoli prej gjyqtarit Jemini, i cili për protesta i ka dhënë kartonin e kuq, duket se mungesa mund të konsiderohen Malo e Muçollari.
Të dy lojtarët kanë qenë të dëmtuar gjatë ndeshjes me Tërbunin. Por që lezhjanët shpresojnë që të rikuperohen edhe sepse është ndeshje e vështirë për ta në Krujë ndaj Kastriotit vendës, që kërkon mbijetesën në Kategorinë e Parë.