AlbanianSport.com 11.02.2015 19:15
ASNN – Pas barazimit 2-2 në Kuçovë ndaj Shkumbinit, Naftëtari duket se është drejt rënies nga Kategoria e Parë. Dhe për këtë tifozët kërkojnë fajtorët, sepse, sipas tyre, Naftëtari është lumturia e kuçovarëve.
“Fajin për peripecitë dhe dështimet e njëpasnjëshme të Naftëtarit mund ta ketë gjithkush, por fajin nuk e merr askush, – kanë deklaruar tifozët. – Kuçova, që ka thesarin më të madh të nëntokës, ka aeroportin ushtarak dhe jo vetëm, nuk ka Naftëtarin atje ku duhet të jetë.”
“Dhe Kuçova pa Naftëtar nuk është asgjë! – kanë vijuar ata në rrjetet sociale. – Bëni diçka sa nuk është vonë se po e venisni Naftëtarin sa në një kat më lartë, aq edhe në dy kate më poshtë.”
“Naftëtari nuk është i askujt në veçanti, por i gjithë kuçovarëve. Naftëtari është lumturia e kuçovarëve”, – kanë përfunduar tifozët, ndërsa ndeshja e radhës për Naftëtarin është në Sarandë përballë Butrintit vendës.