Gjergj Vyshka 11.02.2015 07:55
Ada Demneri është renditur e teta në turneun ndërkombëtar të Antalias në Turqinë sistemin G1. Është një veprimtari që mbledh pikët e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ndërsa në peshën e saj, të paktën edhe sipas rrëfimit të trajnerit Leo Kapri, ka pasur 27 garues.
Madje gjithnjë sipas tij ka pasur konkurrencë të fortë, sepse kanë qenë dhe kampionë të Botës, apo kampionë olimpikë. “Ndaj dhe e cilësojmë si një garim dinjitoz”, – ka thënë Kapri. Në të njëjtën kohë sot do të jetë në konkurrim Julian Selenica, i cili do të konkurrojë në peshën 61 kg për grupmoshën e kadetëve, si dhe Donaldo Dizdari në peshën 68 kg për të rinjtë.
Ajo që duhet përmendur është fakti se Dizdari është i vetmi kampion Ballkani për Shqipërinë në 20 vjet që taekuondoja është si disiplinë sportive në vend. Jo vetëm kaq, por është dhe fituesi i medaljes së argjendtë në të njëjtin aktivitet si në Antalia që javë më parë u zhvillua në Bosnjë-Hercegovinë.