Sporti në shkollë, një leksion nga Farka Volej

Share Button

Volejboll-Meshkuj-farka-Volej-Dritan-Bardhi-Bezhani-ulur-2015

Nga Viron Bezhani* 10.02.2015 21:10

Të bësh sport sot natyrisht që duhet të kesh ca parà, por jo gjithnjë paraja është gjithçka. Këtu përpara kemi shembullin më të mirë se edhe me pasion, stërvitje e dëshirë mund të triumfosh e të tregosh ato vlera që kërkon të promovojë sporti. Skuadra e Farka Volej është shembull i gjallë i dashurisë për sportin dhe atë të volejbollit në veçanti. Djem të rinj që me pak parà, por me shumë dëshirë, arrijnë të ecin përpara në sport dhe të jenë sot ndër ekipet më të mira në volejbollit.

Rezultati që ata arritën pak ditë më parë, duke dalë në finale e Kupës së Shqipërisë është vërtet për t’u përshëndetur, pasi mundën dhe rivalizuan me skuadra që kanë lojtarë që luajnë pre vitesh volejboll. Skuadra që kanë në përbërje edhe lojtarë të huaj, që kanë kushtuar jo pak. Por ja që paraja nuk është gjithçka, pasi mjafton edhe puna e madhe e përditshme për të dalë kampionë e në sport këto shembuj ne i kemi me shumicë.

Tashmë edhe Farka i shtohet listës së shembujve pozitivë për t’u ndjekur në sport e për këtë ndihemi krenarë ne si KOKSH, Federata e Volejbollit, Komuna e Farkës etj. Kjo skuadër tregoi se me punë edhe në një shkollë mund të nxjerrësh “kampionë”, që sot i kërkojmë me qiri. Ky trajner që stërvit këta djem tregoi se pasioni dhe puna e përditshme mund të mundin çdo pengesë. Kjo moto duhet të jetë motiv edhe për shumë trajnerë të tjerë apo mësues fizkulture, në shkolla të ndryshme të Shqipërisë për të ndjekur shembullin e Dritan Bardhit.

Jo vetëm kaq, por kjo skuadër dha edhe një shembull të shkëlqyeshëm qytetarie të tifozëve, që në gjysmëfinale e finale kishin mbushur pallatin e sportit, gjë që nuk ndodh shpesh në Shqipëri. Vërtet kjo skuadër humbi në finale, por solli një risi të këndshme në volejbollin shqiptar, që duhet inkurajuar, përkrahur e shpërndarë në çdo cep të Shqipërisë. Një ekip që tregoi se duke ndjekur shkallë-shkallë hapat e të bërit sport mund të dalësh në majë.

Ky ekip u shpall “kampion” me paratërinjtë, më pas me të rinjtë e tani kërkon të thotë fjalën e tij edhe më të rriturit. Pra, nëse punohet me bazë, ashtu si duhet, një ditë do të triumfosh, ndërkohë që disa lojtarë të kësaj skuadre sot luajnë me ekipet elitare. Kjo është ajo që ne si KOKSH duam të sjellim, klasat sportive, për të patur nesër sa më shumë kampionë, që të nderojnë vendin tonë.

 

*President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh