Gjergj Vyshka 10.02.2015 18:55
Ada e Velipojës i është bindur urdhërit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të gjetur tadiumin për të luajtur ndeshjen e radhës, atë ndaj Mamurrasit. Dhe në përfundim është fiksuar Stadiumi “Redi Maloku” i Fushë-Krujës, ndërsa ndeshja do të luhet të mërkurën në ora 14:00.
Në fakt Ada ka pasur peripeci për vazhdimin e garës së kampionatit për shkak të mospagesave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Por më pas ka paguar presidenti Alfred Pjetri dhe ishte vendosur që ndeshja me Mamurrasin të luhej të dielën në Stadiumin e Lezhës.
Veçse rivaliteti mes Mamurrasit dhe Besëlidhjes për daljen në Kategorinë Superiore, apo dhe debatet që kanë pasur ish-trajneri i skuadrës lezhjane, Sinan Bardhi, që sot është në krye të skuadrës mamurrzake, me presidentin Gjoka, ndeshja nuk mund të luhej në Lezhë.
Sikurse nuk mund të luhej as në Pukë, sepse Mamurrasi është në rivalitet me Tërbunin. Ndaj në fund është vendosur fusha e Fushë-Krujës, kurse sfida Ada e Velipojës-Mamurrasi mbyll javën e 13-të të grupit të Veriut të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.