Gjergj Vyshka 10.02.2015 18:10
Gjatë punimeve të asamblesë vjetore është miratuar dhe kalendari i veprimtarive kombëtare për vitin 2015. Në fund të marsit do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Grupmoshës deri në 20 vjeç.
Më pas, nga data 11, deri më 18 prill 2015 janë gjysmëfinalet e Kampionatit Kombëtar Individual. Gjithashtu do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Blicit. Nga data 14, deri më 22 mars 2015, me sistem rrethi do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Femrave.
Nga data 19, deri më 27 shtator janë finalet e Kampionatit Kombëtar të Meshkujve, më 3 dhe 4 tetor, si dhe, nga data 10, deri më 18 tetor do të zhvillohet Kampionati Kombëtar ekipor në kategoritë A dhe B. Dhe gjithashtu do të zhvillohet dhe Kampionati Kombëtar i “Rapid”it. Dhe viti 2015 do të mbyllet me turneun mbarëkombëtar, nga data 28, deri më 29 nëntor.