AlbanianSport.com 10.02.2015 16:55
ASNN – Të dielën, Erzeni i grupmoshës së Nën-17-vjeçarëve ka fituar miqësoren me bashkëmoshatarët e Besës, në një ndeshje që është luajtur në Kavajë.
Ka vlejtur goli i Aurel Koçit, ndërsa sipas faqes në “Facebook” të klubit sportiv Erzeni paraqitja e skuadrës së drejtuar nga Xhevdet Nerjaku ka qenë shumë e kënaqshme.
Trajneri Nerjaku po bën një punë të shkëlqyer me grupmoshat që në të ardhmen mund të sjellë në ekipin e parë mjaft talente që po spikasin në ekipin e Nën-17-vjeçarëve.