Gjergj Vyshka 10.02.2015 13:10
“Bekim Bashës i kanë bërë me hile gjyqtarët në Kampionatin Evropian të Zyrihut në karate”. Kështu e kanë nisur deklaratën e tyre drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Karatesë, ndërsa, sipas tyre, Basha është mundur në ndeshjen e parë nga francezi, 2-3.
Madje ka kryesuar deri në 2-0, por më pas me vendime të njëanshme të gjyqtarëve, të cilët i kishin dhënë një trepikësh francezit, ndeshja ka shkuar në favorin e kundërshtarit. Tanët kanë dashur të bëjnë reklamim, i cili kushton 200 euro, por që nëse e humbet çështjen ato para nuk kthehen më.
Dhe në të tilla kushte tanët janë tërhequr nga ankesa, ndërsa kanë pranuar me vështirësi këtë humbje që, sipas ka ardhur nga gjyqtarët e jo nga lufta sportive me kundërshtarin e Bekim Bashës, që ishte nga Franca.