Gjergj Vyshka 09.02.2015 16:55
Në mungesë të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi”, Dinamo është vënë në kërkim të fushës për të luajtur të shtunën ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Tomorit.
Si alternativë e parë, për të cilën administratori Saliaj do të interesohet që sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, është kompleksi i Akademisë së Futbollit Internacional në Pezë-Helmës.
“Do të flasim dhe shpresoj që ta bëjmë atje ndeshjen, – ka thënë ai. – Sepse mendoj që është e licencuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, teksa Partizani ka luajtur ndaj Lushnjës për Kupën e Shqipërisë atje.”
“Të shohim sa do të mund ta realizojmë dhe pastaj do të mendojmë dhe për alternativa të tjera”, – ka përfunduar Saliaj, kurse blutë sot do të nisin dhe përgatitjen e tyre për ndeshjen e së shtunës së ardhshme me Tomorin.