Gjergj Vyshka 09.02.2015 13:10
Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, nuk e pranon akuzën e Lushnjës se Dinamo ka shkuar në “Roza Haxhiu” me gjyqtarë. “E vërteta, – thotë administratori i bluve, – ishte se ne kemi bërë një kërkesë që të kishim gjyqtarë ndërkombëtar. Meqë ata janë nga Tirana, atëherë ne nuk na e miratoi këtë kërkesë Federata Shqiptare e Futbollit.”
“Jo vetëm kaq, por dhe Enea Jorgji nuk e angazhuan, sepse ka qenë i parashikuar në Kategorinë Superiore, – ka theksuar ai. – Gjyqtari që erdhi ishte ndër më të mirët e Superiores, por kurrsesi që të ishte pro nesh dhe kundër Dinamos. Ne u ndëshkuam nga gabimet dhe loja anemike e jona dhe ishte Lushnja që fitoi në fund.”
Madje sot Saliaj, duke parë që janë mundur Butrinti dhe Sopoti, pranon që barazimi do të ishte shumë më i vlefshëm. “Sepse ne kështu nuk do ta lejonim Lushnjën të shkëputej nga ne. Dhe do të ishim përsëri në vallen e pretendimeve për në Kategorinë Superiore.”
“Jo se ka përfunduar kampionati, por barazimi duhej të ishte marrë nga skuadra jonë”, – ka këmbëngulur administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, duke përfunduar: “Tashmë pres reagimin nga të gjithë.”