Gjergj Vyshka 09.02.2015 12:25
Ada e Velipojës-Mamurrasi, e caktuar për t’u bërë në Lezhë, nuk është luajtur dje. Ky është njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa ndeshja pritet të zhvillohet të hënën ose të martën.
Ky ndryshim është bërë, sepse Mamurrasi, edhe duke qenë rival me Besëlidhjen në luftën për t’u ngjitur në Superiore, s’mund ta zhvillojë ndeshjen në Lezhë.
E jo vetëm kaq, por dhe qenia e trajnerit Sinan Bardhi në krye të Mamurrasit, teksa deri më 20 dhjetor ka qenë në krye të Lezhës, duket se i kompromenton shanset për t’u luajtur kjo ndeshje në Lezhë.
Ndaj dhe në pritje të një stadiumi tjetër, ndeshja do të luhet të hënën ose të martën.