Luhet java e parë, vetëm dy “2”-sha, një “X” dhe një e pazhvilluar

Share Button

Kategoria_Pare-logo

AlbanianSport.com 28.09.2014 07:55

ASNN – Kategoria e parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ngritur dje siparin me javën e parë të saj, javë kjo që nuk u zhvillua e plotë. Veleçiku ka udhëtuar drejt Kamzës për ta luajtur ndeshjen e parë të kampionatit të ri, por i deleguari i organizmit që qeveris futbollin shqiptar nuk ka lejuar që ndeshja të luhej, për shkak se Kamza nuk i kishte shlyer detyrimet financiare të fillimsezonit.

Prandaj, sipas gjasave, koplikasit do t’i marrin tri pikët në tavolinë, ndërsa kamzalinjtë duhet të shkundin xhepat, për të mos e përsëritur më këtë “shfaqje”, sepse pastaj rrezikojnë rënien një kategori më poshtë dhe përjashtim nga gara. Në ndeshjet e tjera, në të dyja grupet e nivelit të dytë të futbollit shqiptar, janë zhvilluar ndeshje me rivalitet, ku nuk kanë munguar as surprizat.

E tillë ishte fitoirja minimale e Bylisit ndaj Lushnjës në Sarandë, ku u “degdis” nga FSHF-ja të luante, duke u konsideruar “Adush Muçën” si i papërshtatshëm. Edhe Luftëtari është shtangur në shtëpi dhe Bledar Devolli e nis me humbje ndeshjen e tij të parë si trajner, pasi Dinamo ka fituar me rezultatin 2-0. Kurse Besa ka provuar forcën e një tjetër rivali të ri, Tërbunit të Pukës, që ka marrë një barazim nga kjo vizitë në Kavajë.

Mamurrasi ka shpalosur pretendimet e veta që në nisje, pasi në derbin me Kastriotin, skuadra e drejtuar nga trajneri Ylber Zani ka fituar 2-0, ndërkohë që ka shkuar dëm edhe një 11-metërsh në pjesën e pare. Fitore “in extremis” ka marrë në javën e parë edhe Besëlidhja, për të cilën ka vendosur Jakupi. Minimalisht ka fituar Pogradeci ndaj Naftëtarit, duke iu falur Pengut, ndërsa Iliria nuk ka falur në “Redi Maloku”.

Fushë-krujasit kanë triumfuar 2-0 ndaj Adës. Në Berat ka pasur mjaft tension. 9 kartonë të verdhë dhe dy të kuq tregojnë për antagonizmin e thellë mes Tomorit e Shkumbinit në javën e parë të kampionatit. Goli ka ardhur në minutën e dytë të kohës shtesë në këtë ndeshje, nga Idrizaj, duke bërë që vendësit të marrin 3 pikë të vështira. Sopoti e nis mjaft bukur aventurën në Kategorinë e parë dhe ekipi librazhdas ka mundur minimalisht në fushën e Cërrikut Butrintin.

Kategoria e Parë

Grupi A

Java e parë

(27 shtator 2014)

Besa – Tërbuni 1-1

Shënues: A.Sallaku 2’ / Tafa 17’

Gjyqtarë: B. Breshani, E. Potomi, B. Mesi

Stadiumi “Besa”, Kavajë

Kamza – Veleçiku (nuk u zhvillua)

Gjyqtarë: B. Kaimi, A. Shkreta, R. Zaimi

Stadiumi i Kamzës

Iliria Fushë-Krujë – Ada Velipojë 2-0

Shënues: Doçi 12’, Ajzai 54

Gjyqtarë: S. Greca, E. Malo, M. Qose

Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

Besëlidhja – Burreli 1-0

Shënues: Jakupi 90’+1

Gjyqtarë: K. Shahini, F. Elezi, A. Demiraku

Stadiumi “Besëlidhja”, Lezhë

Kastrioti – Mamurrasi 0-2

Shënues: Karapici 45’, Tanushi 87’

Gjyqtarë: E. Hamiti, Gj. Bori, P. Simoni

Stadiumi “Kastrioti”, Krujë

Renditja

Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë

1. Iliria Fushë-Krujë 1 1 0 0 2-0 3

2. Mamurrasi 1 1 0 0 2-0 3

3. Besëlidhja 1 1 0 0 1-0 3

4. Besa 1 0 1 0 1-1 1

5. Tërbuni 1 0 1 0 1-1 1

6. Burreli 1 0 0 1 0-1 0

7. Ada 1 0 0 1 0-2 0

8. Kastrioti 1 0 0 1 0-2 0

9. Kamza 0 0 0 0 0-0 0

10. Veleçiku 0 0 0 0 0-0 0

Shënuesit më të mirë:

1 gol: Doçi, Ajazi (Iliria); Karapici, Tanushi (Mamurrasi); Jakupi (Besëlidhja); Sallaku (Besa); Tafa (Tërbuni)

Grupi B

Java e parë

(27 shtator 2014)

Luftëtari – Dinamo 0-2

Shënues: Turdiu 11’, Rezi 90’

Gjyqtarë: O. Ferataj, N. Rrapaj, Q. Shehaj

Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Bylis – Lushnja 1-0

Shënues: Aliaj 31’(11-m.)

Gjyqtarë: E. Halo, P. Puto, G. Bimi

Stadiumi “Andon Lapa”, Sarandë

Sopoti – Butrinti 1-0

Shënues: Lezi 67’

Gjyqtarë: J. Xhaja, E. Shehu, R. Shaba

Fusha Sportive “Nexhip Trungu”, Cërrik

Tomori – Shkumbini 1-0

Shënues: O. Idrizaj 90’+2

Gjyqtarë: S. Greca, E. Malo, M. Qose

Stadiumi “Jani Kosta”, Berat

Pogradeci – Naftëtari 1-0

Shënues: Pengu 13’

Gjyqtarë: H. Llapra, E. Pulaj, E. Rrapi

Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec

Renditja

Nr. Skuadra N F B H Gsh-Gp Pikë

1. Dinamo 1 1 0 0 2-0 3

2. Bylis 1 1 0 0 1-0 3

3. Pogradeci 1 1 0 0 1-0 3

4. Sopoti 1 1 0 0 1-0 3

5. Tomori 1 1 0 0 1-0 3

6. Butrinti 1 0 0 1 0-1 0

7. Lushnja 1 0 0 1 0-1 0

8. Naftëtari 1 0 0 1 0-1 0

9. Shkumbini 1 0 0 0 0-1 0

10. Luftëtari 1 0 0 1 0-2 0

Shënuesit më të mirë:

1 gol: Aliaj (Bylis); Turdiu, Rezi (Dinamo); Pengu (Pogradeci); Lezi (Sopoti); O.Idrizaj (Tomori)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh