AlbanianSport.com 08.02.2015 15:20
ASNN – Naftëtari nuk ia ka dalë të jetë fitues ndaj Shkumbinit edhe kur ka qenë në epërsi 2-0, gjë që ka ardhur nga golat e Himës në minutën e 15-të dhe Zylyftarit në të 65-n.
Forca dhe rezistenca e peqinasve ka bërë që të përmbysën situatat. Artur Magani me dygolëshin e tij ka fiksuar barazimin 2-2, që është një hap i sigurtë për mbijetesën.
Peqinasi ka realizuar në minutën e 81-të dhe në minutën e 5-të shtesë dhe në Kuçovë janë të zhgënjyer.
Kurse në Peqin bëhen gati për sfidën e javës së ardhshme me Lushnjën.
Naftëtari – Shkumbini 2-2
Shënues: Hima 15’, Zylyftari 65’/ A. Magani 81’, 90’+5