AlbanianSport.com 28.09.2014 07:10
ASNN – Prej 16 shtatorit 2014, kompania e mirënjohur botërore e veshjeve dhe pajisjeve sportive, “adidas”, ka njoftuar hedhjen në treg të këpucëve moderne të futbollit, “adizero f50 Messi”.
Për të festuar fillimin e sezonit të ri të Ligës së Kampioneve me klubin më prestigjoz, Barcelonën, “adidas” ka krijuar së fundmi një dizajn të ri në nder të Leo Mesit dhe suksesit të tij të jashtëzakonshëm për të thyer rekorde.
Këto këpucë, të frymëzuara nga arkitektura e Barcelonës, do të cilësohen pa frikë si një “monument” që i ngrihet klasit, stilit, arritjeve dhe mbi të gjitha performancës magjike që Leo Mesi ka dhuruar kurdoherë në Evropë. Dizajni mjaft i veçantë dhe unik i këpucëve përfaqëson, çdo gol që ai ka shënuar dhe 21 qytetet në të cilat ai i ka shënuar këto gola. Ato përfaqësojnë gjithashtu katër herët që Mesi ka qenë pretendent për të fituar “Këpucën e Artë”, katër golat në Ligën e Kampioneveqë ai i ka shënuar përmes trukeve me kokë, tregues ky i një lojtari gjigand, dhe tre herët që Mesi ka ngritur trofeun e famshëm.
Leo Mesi është konsideruar gjerësisht dhe me meritë të plotë si lojtari më i mirë në botë dhe një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve. Fjalët e skalitura mbi këpucë, të tilla si ”respekt”, “kënaqësi” dhe “shpejtësi”, simbolizojnë në thelb atributet që e udhëheqin gjatë lojës së tij në fushë dhe kundrejt cilitdo kundërshtari qoftë.
“Adizerot” e reja “f50™ Messi”, kombinojnë teknologjinë revolucionare me preçizionin inxhinierik në çdo aspekt të dizajnit të këpucëve, duke pasur si qëllim, që mbajtësi i këtyre këpucëve, të mund të vrapojë sa më shpejt të jetë e mundur në fushën e futbollit. Duke peshuar vetëm 165g, “adizero f50™”, është një nga këpucët më të lehta dhe më të shndritshme që janë prodhuar dhe nxjerrë ndonjëherë në treg.
“adizero f50 Messi” për Ligën e Kampioneve, përbëjnë versionin e dytë të këpucëve të futbollit të prezantuar nga “adidas”, pjesë të një serie që përfshin dhe versionin aktual të këpucëve “Messi” në kampionatin spanjoll të futbollit “La Liga”. Ato do të vishen nga Leo Mesi vetëm në Ligën e Kampioneve, këtë sezon.
Që prej 15 shtatorit 2014, këpucët janë në shitje dhe në dyqanet e autorizuara “adidas” në Shqipëri me vendndodhje në TEG, Citypark, QTU dhe rruga “Myslym Shyri”.