AlbanianSport.com 07.02.2015 20:25
Partizani-Skënderbeu është ndeshja që do të mbyllë javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Sfida do të jetë e vështirë, pasi të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta në renditje dhe objektivi i tyre është titulli “kampion”. Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, ka pranuar se kjo është një ndeshje e vështirë.
Partizani luan të hënën me Skënderbeun ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të fazës së tretë të Kategorisë Superiore. Trajneri i të kuqve, Shpëtim Duro, është shprehur se ndeshja është e vështirë dhe kërkon kujdes të veçantë. Ai ka prekur edhe problemin e aleancave që mund të krijohen gjatë javëve në vazhdim, sidomos nga skuadrat që kanë dalë nga objektivat.
Ndeshja Partizani-Skënderbeu do të luhet ditën e hënë, duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit.