Gjergj Vyshka 07.02.2015 16:20
“Ne në listën tonë kemi 40 futbollistë të cilët mund të jenë pjesë e grupit, – trajneri i Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Skënder Gega. – Nëse nuk do të kenë minutazh në këmbë, të paktën për ato që vijnë nga jashtë, atëherë do të jetë e vështirë që ata të hyjnë në skuadër. Ne jemi të hapur për çdo futbollist. Sigurisht që do të afrojmë dhe të tjerë. Më duhet të them që nuk ka trajner që nuk do futbollistë të mirë.”
“Ne jemi me objektivin që të afrojmë lojtarë të së ardhmes, ka vijuar ai. – Dhe nga Nën-21-vjeçarët janë afruar talente të tilla, të cilët më pas kanë kaluar dhe në Kombëtaren e madhe. Nëse deri sezonin e kaluar nga Superiorja kanë qenë të gatshëm për Nën-21-vjeçarët vetëm Rrahmani e Hoxhallari, sot jemi në një tjetër situatë. Ka Vllaznia tre futbollistë të cilët i aktivizon.”
“Ka Apolonia dy të tillë, po kështu Partizani dhe Teuta, apo dhe Skënderbeu, – ka theksuar Gega. – Ne jemi gjithnjë në vëzhgimin e Kategorisë Superiore, por nuk përjashtojmë as Kategorinë e Parë. Në 13-14 veta kandidatë janë aktivizuar 6-7. Kështu që ka kandidatë”. Dhe në fund përsëritja e surprizës së Hungarisë, Gega do të deklaronte: “Janë ndeshje që i takojnë të kaluarës.”
“Ne në Durrës kemi bërë ndeshjen më të dobët me ta të edicionit. Kurse në ndeshjen e kthimit, teksa të gjithë lojtarët ishin aktivizuar në skuadrat e tyre, ne fituam bindshëm dhe me lojë të mirë. Do të mundohemi që të bëjmë diçka ndryshe”, – e ka përfunduar konferencën e tij për shtyp trajneri i Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Skënder Gega.
Kalendari i Shqipërisë së Nën-21-vjeçarëve
në Eliminatoret e Evropianit 2017
30 mars 2015 Lihteshtejn – Shqipëri
3 shtator 2015 Shqipëri – Izrael
8 shtator 2015 Shqipëri – Portugali
13 tetor 2015 Hungari – Shqipëri
12 nëntor 2015 Portugali – Shqipëri
16 nëntor 2015 Shqipëri – Lihtenshtejn
24 mars 2016 Shqipëri – Greqi
28 mars 2016 Shqipëri – Hungari
2 shtator 2016 Greqi – Shqipëri
10 tetor 2016 Izrael – Shqipëri
Shënim: Datat e lira për ndeshje miqësore për Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve: 8-16 qershor 2015