Gjergj Vyshka 07.02.2015 12:50
Korabi do të luajë miqësoren e radhës ndaj Internacionalit të Kategorisë së Tretë sot në pasdreke në Pezë-Helmës. Për dibranët kjo është miqësorja e pestë.
Deri më tani kanë fituar 4-1 me Spartakun, kanë humbur 1-3 me Burrelin dhe 0-4 me Dinamon, si dhe kanë barazuar 1-1 me Kamzën.
Dhe deri më 22 shkurt, kohë në të cilën do të nisë faza e dytë e Kategorisë së Dytë, Korabit pritet të luajë dhe miqësore të tjera.
Ndërkohë Tirana B është mundur 4-2 në një miqësore me Sukthin. Për bardheblutë kanë shënuar Lala e Pjetri, kurse për Sukthin kanë realizuar Hodo (dy gola), Brahimi dhe Voja.
Megjithatë Korabi do të jetë përballë Internacionalit, ashtu sikurse të mërkurën Erzeni përballë Gramshit në Yrshek.