Gjergj Vyshka 07.02.2015 11:05
Alpinistët shqiptarë janë nisur drejt Araratit, që është maja më e lartë në Azi në lartësinë 5137 metra.
Sipas Aleksandër Bojaxhi janë pesë alpinist të shoqatës “Bjeshkëtarët Alpinistike Tirana”, të cilët të enjten kanë udhëtuar deri në Korhan Plateau, ndërsa dje kanë marshuar për në kampin e parë, i cili është në lartësinë 2750 metra.
Ata do jenë pjesë e veprimtarisë që organizon Unioni Ballkanik i Alpinizmit, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Bojaxhi, dhe kjo është nën patronazhin e Federatës së Alpinizmit të Turqisë.
Në këtë veprimtari marrin pjesë 45 alpinistë, 25 janë alpinistë turq dhe të tjerët janë alpinistë nga vendet ballkanike.
Alpinistët e mbulojnë këtë veprimtari me shpenzimet e tyre. “I urojmë pjesëmarrësve që veprimtaria t’u vejë mbarë”, – ka thënë Bojaxhi.