Gjergj Vyshka 07.02.2015 09:55
Qëllimi i trajnerit të Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Skënder Gega, por dhe i kombëtares së tij është nisja mbarë e edicionit të Eliminatoreve ndaj Lihtenshtejnit më 30 mars 205. “Ne llogaritë e këtij edicioni do t’i bëjmë në fund, – ka deklaruar para mediave trajneri Gega. – Por duhet ta nisim mbarë me Lihtejshtejni, si kundërshtari më i afërt i grupit që duhet ta lëmë pas.”
“Të triumfojmë ndaj tyre dhe më pas ndeshjet do t’i marrim një e nga një, – ka vijuar ai. – Të paktën në fushën tonë të jemi dinjitoz. Kemi një eksperiencë pozitive, teksa me Portugalinë kemi dalë 2-2. Gjatë edicionit të kaluar kemi bërë dhe gabimet tona. Por kemi besuar më shumë tek disa lojtarë, të cilët në këmbët e tyre kishin një minutazh të pakët. Tashmë do të mundohemi që të jemi të matur në ato që do të zgjedhim”.
Sa i njihni kundërshtarët? Kjo ka qenë pyetja e Gazetës së Sportit, të cilit trajneri Gega do t’i përgjigjej: “Që tani do të nisim të njihemi me kundërshtarët. Mos harroni që kundërshtarët tanë i kanë grupet gati në ndërrimin e brezave. Kurse kemi pasur dhe lojtarë me 2-3 vjet diferencë më të vegjël, apo të marrë dhe nga Nën-19-vjeçarët. Megjithatë tashmë do të kërkojmë dhe të dhëna për ta.”
“Por e theksoj dhe një herë është pozitive ta nisim mbarë ndaj Lihtenshtejnit”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Skënder Gega.
Kalendari i Shqipërisë së Nën-21-vjeçarëve
në Eliminatoret e Evropianit 2017
30 mars 2015 Lihteshtejn – Shqipëri
3 shtator 2015 Shqipëri – Izrael
8 shtator 2015 Shqipëri – Portugali
13 tetor 2015 Hungari – Shqipëri
12 nëntor 2015 Portugali – Shqipëri
16 nëntor 2015 Shqipëri – Lihtenshtejn
24 mars 2016 Shqipëri – Greqi
28 mars 2016 Shqipëri – Hungari
2 shtator 2016 Greqi – Shqipëri
10 tetor 2016 Izrael – Shqipëri
Shënim: Datat e lira për ndeshje miqësore për Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve: 8-16 qershor 2015