AlbanianSport.com 05.02.2015 14:05
ASNN – Butrinti për të rinj, e cila luan në Kategorinë e Parë, një javë përpara fillimit të kampionatit ka lënë të luajë miqësoren e saj të fundit.
Bëhet fjalë për një përballje me Delvinën e Kategorisë së Dytë, ndërsa ndeshja do të luhet në Sarandë të premten.
Sipas KS Butrintit, kjo është prova e parë e skuadrës së të rinjve, të drejtuar nga trajneri Odise Çipa.
Dhe të gjithë i kanë uruar suksese kësaj skuadre, e cila në pjesën e parë të sezonit në 9 ndeshje ka grumbulluar 6 pikë, të cilat kanë ardhur nga një fitore dhe 3 barazime.
E pas kësaj miqësoreje me Delvinën, Butrinti i të rinjve pritet të jetë ndryshe në fazën e dytë të kampionatit.