AlbanianSport.com 04.01.2015 23:45
Inter dhe ylli më i ri i merkatos dimërore, Xherdan Shaqiri, i kënë thënë sonte lamtumirë Kupës së Italisë, duke përjetuar kështu një tjetër zhgënjim në vazhdën e këtij fillimviti.
Zikaltërit pësuan një humbje mjaft të pafat dhe minimale në “Sao Paolo” përballë Napolit.
Golin vendimtar të ndeshjes e realizoi për vendasit sulmuesi Gonzalo Higuain në minutat e fundit të kohës shtesë. Ky është një tjetër zhgënjim për futbollistin kosovar, i cili, edhe nëse Interi do ta kishte mposhtur Napolin, nuk do të luante dot në gjysmëfinale.
Kjo për shkak se Xherdan Shaqiri, u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën kundër Napolit, duke plotësuar numrin e kartonave. Kësisoj, pavarësisht një nisjeje të mirë në kupë me gol, ylli nga Zhegra nuk po arrin ta ndihmojë Interin të shkëlqejë, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.