AlbanianSport.com 04.01.2015 22:55
ASNN – Veprimtaria e dytë e volejbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të mërkurën dy takimet gjysmëfinale dhe dy skuadrat që kanë triumfuar janë Barleti Volej dhe Tirana. Këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në finalen që do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 17:00. 4 ditët në vijim do të jenë mjaft të ngjeshura për volejbollin shqiptar, pasi do të zhvillohet faza finale e Kupës së Shqipërisë për femra dhe meshkuj.
Pas zhvillimit në dhjetor të fazës çerekfinale, të zhvilluar me sistem grupesh, për femra u kualifikuan Barleti Volej, Teuta, Tirana dhe Partizani. Ndërsa për meshkuj, vendin në fazën gjysmëfinale e kanë siguruar Studenti, Tirana, Teuta dhe Farka Volej. Të mërkurën janë luajtur dy gjysmëfinalet e femrave dhe Barleti Volej është përballur me Partizanin, ndërsa Tirana me Teutën.
Në takimin e parë, kampionet në fuqi të Barleti Volej, të drejtuara nga trajneri Hasan Gurabardhi, kanë triumfuar në 3 sete ndaj Partizanit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Tirana ka triumfuar ndaj Teutës. Kështu, këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në finalen që do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 17:00. Fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra është Barleti Volej.
Të premten dhe të shtunën është radha e gjysmëfinaleve dhe finales së meshkujve.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Gjysmefinalet
(4 shkurt 2015)
Barleti Volej – Partizani 3-0
(25-23, 25-18, 25-21)
Tirana – Teuta 3-2
(21-25, 25-16, 22-25, 25-20, 15-13)
Finalja
(5 shkurt 2015)
Barleti Volej – Tirana (17:00)