AlbanianSport.com 03.01.2015 13:45
ASNN – Shkëlzen Rustami është trajneri i ri i Kastriotit pas dorëheqjes së të dielës në mbrëmje të Alert Alcani. Rustami mund të cilësohet trajneri i rikthyer në krye të krutanëve pasi e ka nisur sezonin.
Por pas disa javësh, edhe për shkak të rezultateve jo të mira, u largua. Tashmë është rikthyer prapë dhe shpresohet që Kastrioti të mbijetoi në Kategorinë e Parë në grupin e Veriut.
Të shtunën Kastrioti ka një ndeshje të vështirë, teksa do të jetë përballë Ilirisë në Fushë-Krujë. Por Rustami dhe të tijtë shpresojnë ta nisin me këmbë të mbarë pjesën e dytë të sezonit në Veri.