Gjergj Vyshka 03.01.2015 07:05
ASNN – Dinamo edhe për shkak të kushteve të këqija atmosferike në vend dje në mëngjes nuk është stërvitur në fushën me bar artificial të ish-kompleksit blu. Por gjithçka e ka bërë në fushat e minifutbollit të Kompleksit të Pishinave. “Ishte e pamundur, – thotë Saliaj për “Gazeta e Sportit”, – që të stërviteshim në atë fushë, sepse ishte terreni i vështirë.”
“Sot shpresojmë që shiu të zbutet dhe ne të bëjmë në fushën me bar artificial, ndërsa të mërkurën e kemi stërvitjen në ora 13:00”, – ka shtuar ai. – Dinamo ka pasur dhe mungesa në stërvitje. Kotorri, edhe sipas Saliajt, nuk ka mundur do të vijë në stërvitje për shkak të bllokimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Ferraj e Tafaj kanë qenë me gjendje gripale, kurse Rezi ka pasur arsye familjare. E të gjithë bashkë shpresohet të bëhen sot, ndërsa ajo që mundon dhe prish punë në kampin e bluve është kërkesa e Daniel Lamellarit për t’u larguar. Gjë e cila duket tashmë fakt i kryer.