Gjergj Vyshka 27.09.2014 18:05
Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ka qenë Ferhati i Tiranës me 23 pikë, i ndjekur nga Memia i Studentit me 13 pikë, Rrashketa i Studentit me 11 pikë dhe Pepaj i Tiranës me dhjetë pikë.
Në bllok ka dalë fitues Pepaj i Tiranës me 7 mure fituese, i ndjekur nga Malaj i Tiranës me 4 mure fituese. Në shërbim ka dalë fitues Rrashketa me 4 të sakta. Në total Studenti shënoi 92 pikë.
Nga këto, 65 i ka shënuar vetë, kurse 27 kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Në krahun tjetër, Tirana ka realizuar 94 pikë, prej të cilave 68 vetë, kurse 26 kanë ardhur nga gabimet e kampioneve.
Megjithatë përtej fitores, Tirana nuk kishte nevojë për ndihmë gjyqtarësh dhe për pikë të dyshimta, sepse ishte në gjendje për të fituar vetë, Por, në fund të fundit, edhe kështu kupa e fituar sërish vlen.