AlbanianSport.com 02.02.2015 19:35
ASNN – Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, ka nënshkruar sot kontratë të re me klubin e tij aktual, Borusian e Mënshengladbahut. Me këtë marrëveshje, ai do të qëndrojë në klub deri në vitin 2019, me mundësi të zgjatjes së kontratës deri në vitin 2020.
Xhaka është përfolur lidhur me shumë klube gjatë merkatos së janarit, por në fund zgjodhi të qëndrojë tek skuadra e tij aktuale. “Graniti ka ardhur këtu para një viti e gjysmë dhe është bërë një lojtar i rëndësishëm”, – tha drejtori sportiv i Borusias së Mënshengladbahut, Maks Eberl.
“Ndaj ne jemi të kënaqur që ai ka zgjedhur të jetë edhe për shumë kohë me ne”, – shtoi ai. Ndërsa vetëm Granit Xhaka është shprehur i lumtur me zgjatjen e kontratës. “Ndjehem shumë rehat te Borusia, – tha mesfushori kosovar. – Ky është sezoni i 3-të dhe po ndihem mjaft mirë dhe jam krenar dhe i lumtur për zgjatjen e kontratës.”