Kombëtarja / 18 nëntori, një miqësore në tentativë me Italinë e Kontes?

Share Button

Flamuri-top-italia

AlbanianSport.com 27.09.2014 17:15

ASNN – Një miqësore në tentativë. Kështu mund të cilësohet ideja e hedhur të shtunën nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se përfaqësuesja “axurre” është në kërkim të një ndeshje miqësore më 18 nëntor të këtij viti. Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se “trajneri i ri i Italisë, Antonio Konte, është duke menduar që të planifikojë një miqësore në nëntor, edhe pse nuk është një datë e vënë në dispozicion nga FIFA për të tilla ndeshje.

Fitorja në fushën e Portugalisë i ka dhënë zemër e besim kombëtares shqiptare të futbollit, por njëkohësisht e ka rivlerësuar pozitivisht në sytë e të tjerëve. Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se përfaqësuesja “axurre”, e drejtuar nga Antonio Konte është drejt zyrtarizimit të një ndeshjeje miqësore me Shqipërinë më 18 nëntor, çka dëshmon se fqinjët tanë të përtej Adriatikut na vlerësojnë si një kundërshtar potencial për të testuar veten.

Mediat italiane shkruajnë në lidhje me këtë lajm, që ende nuk është zyrtarizuar “trajneri i ri i Italisë është duke menduar që të planifikojë një miqësore në nëntor, edhe pse nuk është një datë e vënë në dispozicion nga FIFA për të tilla ndeshje”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka një negocim të vazhdueshëm me Shqipërinë, e cila për më tepër ka një trajner italian, Xhovani De Biazi. Negociatat janë në zhvillim dhe ndoshta miqësorja mund të luhet në Itali.

Por, në qoftë se marrëveshja me shqiptarët nuk do të arrihet, Federata Italiane e Futbollit do të trokasë në derën e Kolumbisë për një sfidë miqësore në fushë neutrale (në Zvicër apo në Londër, për shembull). Gjithsesi, nuk është e lehtë për të organizuar një ndeshje të tillë, për shkak se Antonio Konte, i cili nuk dëshiron shpërqendrim në funksion të ndeshjes kundër Kroacisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian, preferon që kjo miqësore të caktohet pas këtij angazhimi, domethënë, më 18 nëntor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

Kombëtarja / Lista kuqezi, mes mungesave, kthimeve & suprizave

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:00 ASNN – Kombëtarja, në pritje të listës kuqezi. Kthehet Manaj,

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

Kombëtarja / Tomasoni zbulon listën, Suedi “angleze” ndaj Shqipërisë

Kombëtarja / Tomasoni zbulon listën, Suedi “angleze” ndaj Shqipërisë

AlbanianSport.com 13/03/2024 23:00 ASNN – Suedi “angleze” ndaj shqipërisë. Trajneri Tomason zbulon

Legjionarët / Fundjavë e shkëlqyer kuqezi me 7 gola & dy pasime për gol

Legjionarët / Fundjavë e shkëlqyer kuqezi me 7 gola & dy pasime për gol

AlbanianSport.com 11/03/2024 13:30 ASNN – Paraqitjet e legjionarëve, Cikalleshi dhe Uzuni realizojnë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh