Gjergj Vyshka 01.02.2015 08:25
Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, për herë të dytë radhazi.
Në finale ajo ka qenë përballë Kukësit, ndërsa të dyja skuadrat kishin mundur fillimisht Kinostudion. Shkodranet patën 12-1, ndërsa kuksianet 4-1.
Mirëpo përvoja më e madhe e Vllaznisë, e cila është dhe kampione e Shqipërisë në fuqi e futbollit për femra, ka bërë që ato të fitojnë 4-0 me Kukësin.
E kjo ka ndodhur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ndërsa golat për shkodranet i kanë shënuar Megi Doçi dy gola, Suada Jashari, Donilda Sufaj.
Në fund Vllaznia është nderuar me medaljet dhe trofeun e Kupës, të cilën shkodraneve ia ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Vasil Bici.