AlbanianSport.com 31.01.2015 23:00
ASNN – Mamurrasi e Kamza në miqësoren e tyre të luajtur dje në Pezë-Helmës në Akademinë “Internacional” janë ndarë në barazim 2-2.
Për skuadrën e Nicës ka shënuar Ramadani. Por menjëherë ka barazuar Feliks Udoh dhe më pas ka shënuar Ymeri.
Në fundin e ndeshjes ka barazuar Fonseka, ndërsa trajneri i Kamzës, Ylber Zani, ka qenë më shumë se sa i kënaqur me grupin, teksa ka deklaruar se skuadra tashmë është gati për kampionatin.
Madje mund të ketë dhe ndonjë goditje të fundit për ta përforcuar Kamzën, e cila lufton për mbijetesë në të Parën.