Gjergj Vyshka 30.01.2014 23:05
ASNN – Orikumi e ka humbur dhe ndeshjen e dytë miqësore të periudhës përgatitore të dimrit. Pas Hajvalisë ka qenë Albpetroli që dje ka fituar.
Kanë mjaftuar golat e Çobajt që Albpetroli të dilte fitues në këtë miqësore 2-1 përtej një barazimi momental të vendësve.
Patosarakët e kanë vlerësuar së tepërmi arritjen e Çobajt në formën e tij më të mirë, ndërsa i kanë uruar që ai të shënojë në çdo ndeshje.
Kjo fitore e Albpetrolit vjen pas humbjes në Berat, 2-1.