Gjergj Vyshka 30.01.2014 21:45
Tre lojtarë jo vetëm që kanë premtuar besnikëri ndaj Erzenit, por kanë premtuar për të dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndonëse duket duel i vështirë me Korabin kryesues të grupit të Veriut. Ismail Vata do të deklaronte: “Kam ardhur tek Erzeni me qëllim që të ngjitemi një kategori më sipër dhe nuk do ta ndërroja këtë skuadër për asnjë tjetër”. Ndërkohë Rejnaldo Troplini, që dukej se ishte afër Mamurrasit të Kategorisë së Parë, do të nënvizonte: “Qëndroj tek Erzeni dhe ju premtoj ngjitjen në Kategorinë e Parë”. Por të njëjtën gjë ka bërë dhe Andi Kullolli, i cili ka pohuar: “Ky ekip më ka bërë për vete. Nuk largohem, pavarësisht ofertave që kam pasur”. Kësisoj në Shijak janë kthyer vetëm lojtarët, por dhe optimizmi për të qenë përsëri në Kategorinë e Parë.