AlbanianSport.com 30.01.2014 21:05
ASNN – Arbër Malaj është lojtari që Butrinti e largoi në prag të tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Dhe kjo nuk është përtypur mirë nga tifozët sarandjotë, sipas të cilëve ka pasur të tjerë për t’u larguar nga ekipi. Dhe Malaj tashmë e ka gjetur strehën e tij, sepse është bërë pjesë e Flamurtarit.
Dhe në Sarandë duke ironizuar vendimin e drejtuesve të Butrintit, por dhe duke e cilësuar si një arritje për qendërmbrojtësin vajtjen tek Flamurtari, i kanë uruar suksese Malaj në karrierën e tij në Vlorë.
Butrinti ende nuk e ka luajtur një ndeshje miqësore për të qenë, ndërsa dhe Memaliaj refuzoi, kurse s’dihet se çfarë do të ndodhë deri në përfundim të periudhës përgatitore dimërore.