AlbanianSport.com 30.01.2014 15:45
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në Internet, trajneri i Torinos, Xhampiero Ventura, ka kërkuar nga krerët e skuadrës që të nisin bisedimet me Gras’hopersin për të parë mundësinë e transferimit të Amir Abrashit.
“Ventura po kërkon që Abrashi t’i bashkohet Torinos që tani, por, në rast se nuk mund të arrihet një marrëveshje, ai do të këmbëngulë që që transferimi të bëhet gjatë qershorit”, – shkruan faqja sportive torineze në Internet, “toronews.net.”
24-vjeçari Abrashi me ka një kontratë deri në qershor të këtij viti me skuadrën elitare të Zvicrës. Vlera e tij në treg përllogaritet në 2 milionë euro. Në këtë edicion në Superligën e Zvicrës ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy pasime por në 15 ndeshje.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet një nga lojtarët më të mirë në klubin zviceran. Më herët Abrashi ka luajtur edhe për disa skuadra të Zvicrës. Për Torinon luan Migjen Basha.