AlbanianSport.com 30.01.2014 13:45
ASNN – Komisioni i Disiplinës, i mbledhur pak ditë më parë, është marrë me shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombetar të Futbollit, të Futbollit të Femra dhe Futbollit të Sallës, dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe i diskutoi çështjet në tërësi, në përfundim, bazuar dhe Kodin e Disiplinës Sportive, mori vendimet e mëposhtme:
1) Trajneri i KF The Door për femra, Arben Parmeza, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së
2) Ekipi i futbollit të sallës Black Sheep, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin e futbollit të sallës, Tirana, humbet ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe i hiqen tre pikë nga klasifikimi bazuar në nenin 55 të KDS-së.
3) Ekipi i futbollit të sallës Edro Vlora për braktisje të fushës në ndeshjen ndaj ekipit të futbollit të sallës Teuta e humbet atë 3-0 dhe i hiqen tre pikë nga renditja mbi bazën e nenit 55 të KDS-së.
4) Mos pranimin e ankesës së KF Djelmnia Shkodrane si të pa bazuar në prova.